Bajerni dhe Çupo-Motingu bien dakord për rinovimin

Do të ketë rritje të ndjeshme rroge dhe në “Alianc Arenë” kjo gjë nuk është problem. Bajerni jo më kot është një nga klubet që paguan rrogat më të larta në botë, ndaj edhe lajmi se do t’i rrisin pagën Erik Çupo-Motingut nuk habiti njeri. Klubi bavarez do të rinovojë kontratën me sulmuesin afrikan për sezonin e ardhshëm, pra deri në 2024, pa klauzolë për një sezon më shumë. Çupo-Moting ka qenë shënuesi më i mirë i ekipit këtë sezon me 16 gola e 4 asistë në 25 ndeshje.

Sfidanti.al