Futbolli nuk do të jetë më 90 minuta, pritet revolucioni!

Shenjtëria në këtë jetë nuk ekziston, ose të paktën ndryshon formën sa herë që njeriu ndryshon mendimet. Nuk bën përjashtim futbolli, i cili është në prag të një transformimi, apo siç mund ta quajmë, të një revolucioni. FIFA pritet të ndryshojë rregullat për minutazhin, pasi nuk do të ketë më një kohë të pandërprerë 90 minutëshe, me disa shtesa që jep arbitri në fund. Ajo që u nis në finalet e Kupës së Botës, me zgjatje prej 7-8 apo më shumë minutëshe, do të kthehet në një rregull si basketbolli, me kronometër të ndaluar sa herë që topi del jashtë loje. Kjo pritet të zgjasë shumë ndeshjet, ndërsa zbatimi do të nisë në 2024.

Sfidanti.al