Një bavarez i vërtetë është gjithmonë i tillë, sidomos kur vjen puna për ekipin e zemrës. Tomas Myleri jo më kot është simboli i Bajernit të këtyre kohëve (dhe është i tillë prej shumë vitesh), dhe mentalitetin e tij fitues e tregoi edhe me komentet pas fitores 3-0 ndaj Unionit të Berlinit. Sfida e Bundesligës ishte një moment-kyç, por u kalua me sukses dhe bavarezët përballuan sfidën e kryeqytetasve, por edhe të Dortmundit apo të Lajpcigut. Megjithatë, Myleri nuk u shpreh plotësisht i kënaqur. “Rezultati natyrisht që është shumë i mirë, – thotë ai, – por, ne humbëm shumë raste. Ne ishim mjaft të gjallëruar, por duhet të jemi më të saktë”. Myleri shërbeu dy asiste në fitore.
Sfidanti.al