Hallet nuk mungojnë tek rekordmenët e titujve në Itali, ndërsa ndeshja e radhës është e vështirë. Flitet për një derbi ndaj Torinos, që gjithmonë është i ashpër edhe pse bilanci flet në favor të Juventusit. Trajneri Alegri sqaron se Pol Pogba më në fund është i gatshëm për të qenë pjesë e skuadrës, pasi u kthye nga dëmtimi dhe pasi u stërvit me ekipin. “Nëse do të jetë e nevojshme mund të luajë disa minuta”, – tha tekniku. Alegri sqaroi se kapiteni Bonuçi nuk mund të jetë pjesë e sfidës në Serinë A. “Bonuçi do të ulet pranë meje në stol, është e rëndësishme edhe thjesht që e kemi me vete”, – tha ai.
Sfidanti.al