Mesfushori brazilian erdhi nga Reali për mbi 70 milionë paundë stërlina dhe u cilësua si një investim tepër i shtrenjtë. Kasemiro nuk është më aq shumë i ri, dhe u mendua se ai kaloi tek Mançester Junajtidi për të jetuar “pensionin” në Angli, ndërsa fitoi gjithçka me Madridin. Gjithsesi, faktet flasin ndryshe. Kasemiro është njëri nga lojtarët më të mirë të “djajve të kuq”, dhe jo vetëm sepse shënoi në finalen e Kupës së Ligës ndaj Njukasëllit. Ai është “shefi” i mesfushës, vrapon pa fund edhe pse ka fituar 20 trofe në karrierë (ndër të cilët, 5 Champions). Mentaliteti i tij fitues ndikon jashtëzakonisht shumë tek skuadra e trajnerit Erik Ten Hag.
Sfidanti.al