U kthye pas një periudhe shumë të gjatë mungese dhe luajti 4 sfida me ritëm të lartë dhe shpenzim të madh energjish. Federiko Kieza është e qartë se nuk është ende plotësisht gati fizikisht dhe psikologjikisht për një ngarkesë të tillë për shkak të kohës së madhe pa luajtur. Sulmuesi është në dyshim për Juventusin edhe në derbin ndaj Torinos, pasi mungoi në dy ndeshjet e mëparshme, ndërsa trajneri Alegri dëshiron ta menaxhojë sa më mirë rastin e tij për të mos pasur ndonjë dëmtim tjetër serioz.
Sfidanti.al