NBA ka mjaft rekorde, dhe ai nuk mundi të vendoste një të tillë në shkallë kombëtare, por gjithsesi ishte një rekord për ekipin dhe për veten. Damien Lilard shënoi 71 pikë në fitoren e Portlendit ndaj Hjustonit (131-114) dhe u bë i 8-ti basketbollist në historinë e kësaj lige që arrin të paktën 70 pikë. Natyrisht, askush nuk mund të krahasohet me legjendën Uilt Çembërlen, që arriti në 100 pikë (rekordi i NBA-së) dhe që e ka kaluar disa herë shifrën 70, por gjithsesi Lilardi vjen menjëherë pas tij, pas Kobi Brajantit që ka 81, dhe Dejvid Tompsonit me 73. Bejlër, Dejvid Robinson dhe Donovan Miçëll kanë nga 71 pikë, dhe Buker 70.
Sfidanti.al