Ten Hag, tifozëve: Ne nuk do të ndalemi këtu!

Mançester Junajtidi do të vazhdojë të kërkojë nivele më të larta dhe padyshim që të fitojë trofe. Trajneri Erik Ten Hag botoi një letër të hapur për tifozët pas suksesit në Kupën e Ligës, duke premtuar ditë edhe më të mira. “Unë dua të shfrytëzoj kohën për t’iu drejtuar juve direkt, – shkroi ai, – kur unë erdha në këtë klub, fola për sfidat dhe rëndësinë e unitetit të këtij grupi lojtarësh me tifozët. Më besoni se kjo skuadër e di shumë mirë sesa të rëndësishëm jeni ju, e treguar në “Uembli”. Ne i kemi vënë vetes objektiva shumë të larta, e fituam një trofe dhe do të vazhdojmë të fitojmë”.

Sfidanti.al