Është një nga ato lëndime që nuk dëshiron t’i shikosh tek futbollistët, por ja që ndodhin. Presnel Kimpembe është njëri nga mbrojtësit më të mirë të Paris SG, por edhe të Europës, veçse ai nuk besohet se do të luajë në ndeshjen e dytë të Championsit ndaj Bajernit në Mynih. Kimpembe u dëmtua në sfidën e Ligës franceze në fushën e Marsejës, duke këputur tendinin e Akilit dhe mungesa do të jetë e gjatë.
Sfidanti.al