Boehli “600-milionësh” takon Paris SG për Nejmarin

Pasuria e tij është shumë më e madhe, ndonëse kur vjen puna për Katarin, kjo nuk ka krahasim. Gjithsesi, miliarderi amerikan Tod Boehli po vazhdon shpenzimet e mëdha dhe pasi harxhoi 600 milionë euro për të forcuar ekipin në disa muaj, dëshiron të bëjë edhe një çmenduri tjetër. Lajmet janë që pronari i Çelsit është takuar në Paris me presidentin e PSG-së, Naser Al Helaifi, për të parë mundësinë për të marrë Nejmarin. Braziliani nuk po kalon një periudhë shumë të mirë te kampionët e Francës, i kritikuar nga tifozët dhe në raporte të këqija me Kilian Mbapenë. Kalimi në Londër mund të ishte një zgjidhje, ndonëse kartoni i tij do të kushtonte ku e ku më shumë se 100 milionë euro.

Sfidanti.al