Le të largohen yjet, Benfika vetëm fiton në Champions

Daruin Nunjez iku në verë për tek Liverpuli, dhe tani në janar ishte radha e Enzo Fernandezit për të kaluar në Londër e për t’u bashkuar me Çelsin. Benfika është gjithmonë në “transfuzion” lojtarësh, por nuk e ul aspak nivelin e saj. Fitorja 2-0 në Belgjikë ndaj Klub Bryzhit i dha praktikisht kualifikimin për në çerekfinale të Championsit. Zhoao Mario me penallti dhe David Neresh ndihmuan “shqiponjat” të kalonin ndaj Bryzhit, një ekipi që nuk ka arritur çerekfinalet e Championsit që nga viti 1978, kur arriti në finalen e humbur ndaj Liverpulit.

Sfidanti.al