Ka qenë edhe më parë pjesë e kësaj skuadre. Rej Manaj është shumë pranë kthimit në Spanjë tek Albasete, në atë që mund të quhet një rinisje e karrierës së tij. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, prishi kontratën me Uatfordin në kategorinë e dytë angleze, ku u pengua shumë nga dëmtimet, dhe duke qenë lojtar i lirë nuk e pati problem të kërkonte ekip tjetër. Për momentin, i dëmtuar, Manaj pritet të luajë për Albaseten muajin e ardhshëm. Futbollisti 25-vjeçar ka qenë pjesë e Albasetes në Ligën e Dytë në Spanjë për dy sezone, nga 2018 deri në 2020, kur u bashkua me Barcelonën B.
Për shqiptarin, futbolli spanjoll mund të jetë gjëja e duhur për ta rikthyer sërish në formë, ndërsa ai është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares. Me Barcelonën B, Manaj ishte ndër më të dalluarit duke shënuar shumë gola, e madje në fazën përgatitore në verën e vitit 2021 u bë pjesë e ekipit të parë, ku luajti disa miqësore dhe shënoi gola. Forma e tij e mirë në Katalonjë bëri që të siguronte shërbimet tek Specia, në një rikthim gjithashtu në Serinë A. Me 5 gola, sulmuesi kuqezi ishte ndër më të dalluarit dhe ndihmoi ekipin të mbijetonte në elitë, ndërsa aventura më pas në Angli tek Uatfordi nuk ishte me fat.
Sfidanti.al