Reali “mban veten me gajret”, fitorja me Elçen e afron 8 pikë me Barçën!

Natyrisht, në Katalonjë e dinë se Madridi nuk do të dorëzohet. Për këtë as që bëhet fjalë. Reali e tregoi karakterin me reagimin në momentin më të vështirë duke ulur diferencën e pikëve në La Ligë me Barcelonën në 8 pikë, nga 11 që ishte deri dje. Kampionët e Spanjës luajtën ndeshjen e prapambetur ndaj Elçes, një tjetër paraqitje pozitive pas fitores së Kupës së Botës për Klubet. Marko Asensio, Karim Benzema dy herë me penallti dhe Luka Modriç ishin autorët e golave. Çuditërisht, madrilenët kanë më shumë gola të shënuara sesa Barça (44-43), por plot 10 më shumë të pësuar (17-7). Barcelona kryeson me 56 pikë ndaj 48 të Realit.

Sfidanti.al