Bajerni alarmohet nga arbitri i Championsit, ndaj PSG-së drejton anglezi Oliver!

UEFA ka caktuar një gjyqtar që nuk i ka pëlqyer aspak bavarezëve, për sfidën e Ligës së Kampionëve. Mediat në Gjermani thonë se është shumë problem që Ndeshjen Bajern-PSG do ta drejtojë arbitri Majkëll Oliver, një njeri me të cilin kampionët gjermanë nuk kanë aspak fat. Komentet janë të ashpra se “Oliveri, ashtu si gjithë arbitrat anglezë, është i tmerrshëm në punën e tij” (që do të thotë i keq). Oliver ka drejtuar ndeshjet e Bajernit ndaj Lajpcigut, Barcelonës dhe Atletikos së Madridit. Gjithsesi, sipas mediave, shpresa mbetet tek ajo që anglezët i kanë zët francezët më shumë sesa gjermanët.

Sfidanti.al