Një përballje e madhe në “kafaz” mes dy gjigandëve të këtij sporti. Në Perth të Australisë u përplasën Islam Mahaçev, rusi me etnicitet dagestanas, dhe vendasi Aleksandër Volkanovski. Pas një lufte tepër të fortë, Mahaçev e mori sërish titullin e kampionit të botës në UFC. Volkanovski ishte ngjitur një kategori më lart dhe luftoi mjaft, ndërsa rezultati ishte unanim, por i ngushtë, 48-47, 48-47 dhe 49-46. Luftëtari rus cilësohet sot si më i miri i UFC-së për të gjitha kategoritë e peshave, ndonëse Volkanovski është numri 2.
Sfidanti.al