Dris Mertens grumbullon ndihma për viktimat e tërmetit!

Të shumta janë nismat që kanë përfshirë futbollistë dhe klube për t’i ardhur në ndihmë goditurve nga tërmeti në Turqi. Dris Mertens, ylli i futbollit belg që luan me Gallatasarain ka zbritur vetë në terren. Me bashkëshorten e tij, sulmuesi i është bashkuar vullnetarëve në mbledhjen dhe shpërndarjen e ndihmave drejt zonave më të prekura. Bashkë me të kanë qenë edhe lojtarë të tjerë të skuadrës së Gallatasarait. Një nismë e veçantë është edhe ajo e mbrojtësit të Atalantës, Merih Demiral. Ai ka nxjerrë në ankand fanelat e yjeve të futbollit që ka në koleksionin privat, si ato të Cristiano Ronaldo, Paulo Dibalës dhe Leonardo Bonucit. Të ardhurat do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti. Ndërkohë edhe klube të tjera të Turqisë kanë kthyer qëndrat e tyre stërvitore në pika grumbullimi të ndihmave.

Sfidanti.al