Të shumta janë nismat që kanë përfshirë futbollistë dhe klube për t’i ardhur në ndihmë goditurve nga tërmeti në Turqi. Dris Mertens, ylli i futbollit belg që luan me Gallatasarain ka zbritur vetë në terren. Me bashkëshorten e tij, sulmuesi i është bashkuar vullnetarëve në mbledhjen dhe shpërndarjen e ndihmave drejt zonave më të prekura.