Armando Brojës po i shkon shumë mirë rikuperimi!

Armando Broja po djeg etapat e rikuperimit pas dëmtimit të rëndë që pësoi në një miqësore ku këputi ligament. Ai iu nënshtrua një operacioni në gju. Në fillim u diskutua se Broja do të mungonte gjatë dhe do të humbiste këtë sezon, por rikuperimi po shkon shumë mire. Sulmuesi shqiptar është parë së fundmi në palestrën e klubit duke u stërvitur me shokët e tij të ekipit. Ky është vetëm fillimi i rikuperimit, por mund të thuhet se Broja është në gjysmë të rrugës për t;u rikuperuar plotësisht. Sipas asaj që mësohet, Armando Broja mund të rikthehet në fushën e lojës me skuadrën e Chelseat nga fundi i prillit ose në fillim të majit.

Sfidanti.al