Çdo të thotë dështimi i parë i PSG-së? Si i bëhet në Champions?

Paris Sent Zhërmen jeton dështimin e parë në këtë sezon. Skuadra pariziene u eliminua në 1/8 e Kupës së Francës, pas humbjes kundër rivalëve të mëdhenj të Olimpik Marsejë. Vendasit imponuan rezultatin 2-1, duke nisur me golin e Aleksis Sançez në minutën e 31-të. Pavarësisht së në fushë ishin Mesi dhe Nejmar, Paris Sent Zhërmen arriti të barazonte shifrat vetëm në shtesën e pjesës së parë me Serxho Ramos. Misioni i kampionëve të Francës për të vazhduar rrugën në këtë kompeticion u mbyll në minutën e 57-të. Malinovski gjeti rrugën e rrjetës për golin e dytë dhe të fitores së Marsejës, që pas kualifikimit në çerekfinale rrit ndjeshëm kuotat e saj në garën për trofeun. Ndërkohë ky ishte zhgënjimi i parë i madh në këtë sezon për Paris Sent Zhërmen që në futbollin francez i mbetet vetëm mbrojtja e titullit kampion.

Sfidanti.al