Lebron Xhejmsi e shpreh hapur pakënaqësinë ndaj Lejkërsave!

Tek Bajerni e marrin zët Manuel Nojerin, por kjo nuk ndodh në Los Anxhelos. Lebron Xhejmsi duket se ka të drejta të tjera, ose ndoshta në SHBA toleranca për mendimin ndryshe mund të jetë më e madhe, dhe ja ku kemi “Mbretin” e basketbollit që deklaron hapur pakënaqësinë ndaj dështimit të Lejkërsave për të marrë Kajri Irvingun. Bisedimet e klubit me Bruklinin ishin të vështira dhe në fund në lojë hyri Dallasi që përfitoi dhe mori Irvingun. Lebroni e donte ish-shokun e tij tek Klivlendi për të forcuar ekipin dhe për të synuar titullin, por tani nuk do ta ketë. “Nuk mund ta fsheh që jam i zhgënjyer, – thotë ai, – që nuk e kemi një talent të tillë që do të nda ndihmonte për të fituar tituj”.

Sfidanti.al