Ku duket kriza e Milanit? Kur 6 lojtarë i bërtasin portierit Tatarushanu!

“La Gazeta delo Sport” e nxjerr me foto, dhe thekson se pikërisht gardiani rumun ishte lojtari më i mirë në fushë për kampionët e Italisë. Gjithsesi, mjaftoi një gabim i tij që plot 6 shokë të skuadrës t’i viheshin “bat-bat” për ta kritikuar për veprimin e bërë. Natyrisht, mund të jetë diçka instinktive, por është edhe diçka që në një skuadër të bashkuar nuk ndodh, pasi edhe kur shoku gabon, normalisht ai përkrahet dhe i jepet zemër. Tek Milani ndodhi ndryshe, ndërsa ndeshja ndaj Interit ishte një nga më të dobëtat që kuqezinjtë kanë luajtur këto kohë dhe jo më kot e humbën, ndonëse e humbën minimalisht.

Sfidanti.al