Ish-lojtari i Malagës, i Portos dhe i Njukasëllit thuhet se është gjetur në rrënojat e një ndërtese në zonën e goditur nga tërmeti i tmerrshëm në Turqi, e po ashtu edhe në Siri. Kristian Acu ishte shpallur i zhdukur dhe askush nuk kishte marrë lajme nga ai. Megjithatë, shumë vonë dolën njoftimet se futbollisti ishte gjetur i plagosur, por gjallë dhe ishte nxjerrë nga rrënojat. Mesfushori portugez luan për Hatajsporin, në qytetin e Hatajit, që është tepër i goditur nga tërmeti.
Sfidanti.al