Mançester Siti kishte në dorë një mundësi të shkëlqyer, por nuk arriti ta shfrytëzojë. Pasi mësoi humbjen e Arsenalit, të besuarit e Pep Guardiolës dështuan të ngushtonin diferencën me kryesuesit, duke u dorëzuar në transfertën e Totenhem me rezultatin 1-0. Kjo disfatë nuk është pritur aspak mirë nga trajneri. Guardiola është përpjekur të analizojë atë që nuk shkoi te skuadra e tij, ndërsa ka dhënë edhe një sinjal demoralizues për tifozët.
“Ne luajtëm shumë mirë në fillim, por u ndëshkuam nga një gabim. Skuadra e ndoqi planin në pjesën më të madhe, por nuk është e lehtë të luash kur kundërshtari mbrohet me dhjetë lojtarë. Është e vështirë të gjesh një shpjegim. Tani nuk jemi në gjendje të mendojmë për kampionatin. Mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës”. Këto deklarata duken si një dorëzim nga ana e Pep Guardiolës, megjithëse distanca nga kreu i renditjes nuk është shumë e madhe. Mançester Siti mban vendin e dytë me vetëm pesë pikë më pak se kryesuesit e Arsenalit.
Sfidanti.al