Lajmet nga Italia janë që klubi torinez nuk dëshiron të vazhdojë më me kontratën e mesfushorit francez. Pol Pogba nuk ka luajtur asnjë minute në ndeshje zyrtare për Juventusin që kur u kthye nga Mançester Junajtidi, por investimi prej 35 milionë eurosh nuk doli aspak efikas. Pogba ka qenë i dëmtuar dhe ka vazhduar me jetën e tij, me skitë alpine dhe me festat, ndërsa tifozët e presin. Mediat shkruajnë se Juvja është gati t’ia ndërpresë kontratën, ndërsa trajneri Alegri deklaron se do të vazhdojë ta presë dhe se shpreson që francezi të kthehet këto dy javë.
Sfidanti.al