Alegrin e kënaq Juventusi i tij, por ka qortim për Di Marinë!

Nuk është se është hedhur përpjetë nga gëzimi, pavarësisht se u arrit gjysmëfinalja e Kupës së Italisë. Goditja që ka marrë Juventusi këtë sezon është nga ato që mund të shembin çdo klub, edhe pse “Zonja e Vjetër” ka përvojë të madhe. Njeriu që duhet të ruajë më shumë ekuilibrat është pikërisht trajneri Masimiliano Alegri, i cili deklarohet i kënaqur pas suksesit ndaj Lacios. “Është baza për një kthesë të mirë në kampionat, – thotë ai, – Lokateli ishte një shembull, Kuadrado ishte i jashtëzakonshëm. Kieza ka hyrë mirë në ekip pas dëmtimit, ndërsa Vlahoviç bëri edhe gjëra të mira, edhe të gabuara. Kryesore ishte mentaliteti i skuadrës në fushë”. Një vërjetje për argjentinasin Angel Di Maria. “Në minutat e fundit duhet ruajtur topi sepse mund të rrezikohesh”, – thotë Alegri.

Sfidanti.al