Në një moment, një ndihmëstrajner në stolin e Detroitit, i lëshoi një provokim “të ëmbël”. “Luaj basketboll”, ishin fjalët e tij për Luka Donçiçin, i cili u përgjigj sipas mënyrës së tij, pra duke luajtur basketboll. Superylli nga Sllovenia pati 53 pikë për Dallasin që kaloi Pistonsat me vështirësi, 111-105, ndonëse ishte prapa thuajse gjatë gjithë kohës. U desh kthimi i “Luka Magjikut” që skuadra nga Teksasi të “kthehej në jetë”, ndërsa 23-vjeçari shtoi 8 topa në tabela, 5 asistë dhe 2 vjedhje topi. Ai pati 71 për qind saktësi nga loja, dhe gati 50 për qind për tri pikë duke u konfirmuar si një nga basketbollistët më të mirë të sezonit në NBA.
Sfidanti.al