Anderleht-Junajtid e Ajaks-Shalke, duelet e nxehta në Ligën e Europës

Mançester Junajtid mund të jetë favorit për të fituar Ligën e Europës këtë sezon, veçse do të duhet të kalojë një emër shumë klasik dhe duket të rikthyer në formën e dikurshme. Anderlehti është rivali i radhës që i ka zënë rrugën të besuarve të Zhoze Murinjos, dhe bëhet fjalë për një skuadër belge që ka ecur me shumë autoritet deri tani. Fakt pozitiv për Junajtidin është që ndeshja e parë luhet në Bruksel dhe ajo vendimtare e kthimit në “Old Traford”.

Selta e Vigos, një tjetër pretendent për Europa Ligën përderisa është ekip spanjoll, do të ketë gjithashtu një rival belg. Genku do të udhëtojë drejt Spanjës për takimin e parë, dhe do ta presë Seltën në fushën e vet.

Shumë interesant çifti Ajaks-Shalke. Rivaliteti gjermano-holandez ka qenë gjithnjë i fortë dhe ka sjellë duele shumë të fortë e të bukur. Vështirë të thuhet se kush duhet të quhet favorit, pasi as Shalke nuk po shkëlqen në Bundesligë, por as Ajaksi nuk po dominon ligën holandeze, me Fejënordin në vendin e parë.

Së fundi, Lioni do të duhet të eleminojë Beshiktashin e Stambollit për të vazhduar më tej. Ndaj Romës, francezët treguan përvojë dhe nivel, veçse edhe turqit ishin impresionues ndaj Olimpiakosit grek. Ndeshjet e para luhen në 13 prill dhe të kthimit në 20.

Sfidanti.al