Desh vrau veten tjetri: Vardi nervozohet dhe godet veten disa herë!

Në fushat e futbollit, ne, në shpesh raste, shohim reagime nervoze nga më të ndryshme të futbollistëve, kur ata humbasin raste për gol, por ajo që bëri, mbrëmë, sulmuesi i Lester Sitit, Xhemi Vardi, në ndeshjen (2-0) të Ligës së Kampioneve të ekipit të tij me Seviljen spanjolle, ishte diçka e pazakontë. Vardi, në min. e 88-të, të ndeshjes, kur rezultati ishte 2-0 në favor të Lesterit, humbi një rast të pastër goli dhe vendosi që ta ndëshkojë vetë veten e tij, madje, këtë e bëri në një mënyrë të ashpër. Ky sulmues, zakonisht, i efektshëm, nuk mund t’ia falte vetes që humbi një rast të pastër shënimi dhe filloi ta godiste veten me pëllëmba ose grushte, madje shumë herë!

sfidanti.al