“MSN”-ja e Arsenalit përbëhet nga Martineli, Nketiah dhe Saka

Barcelona pati atë treshe sulmi që u bë tmerri i Spanjës dhe i Europës për 3 sezone, që kishte në radhët e veta Mesin, Suarezin dhe Nejmarin. Cilësohej “MSN” dhe cilësohej më e mira ë botë. Kanë kaluar 6 vjet nga ajo kohë, dhe përtej tresheve të ndryshme si Ronaldo-Benzema-Bejl, Salah-Mane-Firmino apo tani Mesi-Mbape-Nejmar, ja ku kemi një treshe tek Arsenali, të cilin trajneri Mikel Arteta e cilëson të shkëlqyer. Përbëhet nga Nketiah, Martineli dhe Saka, ndërsa bashkë me ta mund të llogaritet edhe Odegard si mesfushor sulmues. Falë tyre, Arsenali është në krye të renditjes së Premier Ligës dhe shpreson të fitojë titullin e parë kampion që nga viti 2004.

Sfidanti.al