Shefi ekzekutiv e di shumë mirë se çdo të thotë kur një futbollist është “shtyllë” e ekipit. Oliver Kahni ka luajtur aq gjatë tek Bajerni sa që ta kuptojë qartësisht rëndësinë e Tomas Mylerit në “Alianc Arenë”. Kahni e thekson një gjë të tillë pikërisht në momentin kur influenca e sulmuesit po vihet në dyshim, ndërsa ai po lihet në stol nga trajneri Julian Nagelsman, që për momentin preferon lojtarë të tjerë. “Fshatari bavarez” luajti vetëm 7 minuta në Lajpcig, por Kahni e hedh poshtë dyshimin nëse ai po merr fund. “Tomas Myler mbetet shumë i rëndësishëm për Bajernin, – thotë ai, – natyrisht, që ai nuk do të rinohet, dhe po ashtu e dimë se do të ketë konkurrencë. Gjithsesi, me karakterin që ka, me mentalitetin që ka, me dëshirën pakufi që të fitojë dhe identifikimin e plotë me klubin, ai mbetet personalitet i madh për ne”.
Sfidanti.al