Levandovski lë pas legjendat Eto, Vija, Suarez apo Ibra, synon “Fenomenin” Ronaldo!

Në “Kamp Nou” (tashmë Spotifaj), sulmuesi polak është duke shkruar historinë, siç bëri në Dortmund dhe në Mynih tek Bajerni. Robert Levandovski ka shënuar deri tani 22 gola në 23 ndeshje për Barcelonën këtë sezon, edhe pse ka pasur ndeshje ku ka munguar për shkak pezullimi, ndërsa ka në shënjestër Luis Suarezin që shënoi 25 gola në sezonin debutues si “blaugrana”. Ibrahimoviç ka shënuar 22 gola në sezonin e tij, ndërsa Eto ka 29 gola. Nuk dihet nëse ritmi i Levandovskit do ta ndihmojë që të arrijë “Fenomenin” Ronaldo që pati 47 gola në 49 ndeshje.

Sfidanti.al