Rubini i Kazanit ironizon Juventusin: T’u dukën shumë 20 milionë për Kvaratskelian

Klubi rus pretendoi të fitonte një shumë të mirë parash në 2021, kur torinezët ishin pranë yllit nga Gjeorgjia. Verën e dy viteve më parë, Kviça Kvaratskelia vizioi selinë e Juventusit dhe ishte në bisedime për të. Rubini i Kazanit kërkoi 20 milionë euro për një talent që ishte vetëm 18-19 vjeç e ndoshta italianëve iu dukën shumë. Gjithsesi, klubi i Premier Ligës ruse nuk e ka harruar historinë e 2021-it, ndaj edhe bëri ironi me Juven në Tik-Tok. “Atëherë 20 milionë u dukën shumë për Kvaratskelian”, ishte mesazhi në videon e Rubinit. Kjo, pasi gjeorgjiani i shënoi një gol shumë të bukur “Zonjës së Vjetër” në ndeshjen e Serisë A që Napoli e fitoi 5-1. Napolitanët e morën Kvaratskelian për 10-12 milionë euro nga Dinamo e Batumit, ku ai shkoi të luante pas përjashtimit të skuadrave ruse nga kupat e Europës.

Sfidanti.al