Një shkelm portierit të Arsenalit mund të vlejë përjashtim përjetë!

Nuk e mbajtën nervat një tifoz të Totenhemit, ndoshta pak gjaknxehtë nga natyra, por edhe i frymëzuar nga atmosfera e tensionuar e derbit. Një djalosh përfitoi nga afërsia e shkallëve të tribunave me fushën për të goditur në shpinë portierin e Arsenalit, Aron Ramsdejl. Spërsat humbën 0-2 dhe Ramsdejl më parë pati një kacafytje të tensionuar me sulmuesin e Totenhemit, Risharlison, kur festoi pas vërshëllimës së fundit me grushtin e mbledhur përpara fytyrës së brazilianit. Në vazhdim erdhi goditja ndaj portierit që tifozit të Spërsave mund t’i kushtojë përjashtim përjetë nga stadiumet.

Sfidanti.al