Ksavi: Ne kishim më shumë nevojë për fitoren sesa Reali!

I ndershëm Karlo Ançeloti, i tillë edhe trajneri i Barcelonës. Ksavi Hernandez pohoi se ekipi i tij dhe ai vetë kishin më shumë nevojë për të fituar Superkupën e Spanjës. “E sigurisht që kishim më shumë nevojë ne sesa Madridi, që ka fituar më shumë tituj se ne së fundmi, – tha ai, – jam i lumtur për futbollistët sepse e merituan. Kanë punuar shumë, shpirti i ekipit është i shkëlqyer”. Këtë herë plani shkoi mirë. “Lojtarët u morën vesh shumë mirë me njëri-tjetrin, – tha ai, – Gavi, Pedri, Frenki, Dembele po ashtu në krah. Synuam epërsinë në lojë, rikuperuam edhe Ronaldin e madh (Arauhon). Pas kësaj fitoreje unë kam për detyrë të mbaj ekipin të mobilizuar. Nëse luajtëm shumë mirë ndaj Realit, duhet ta bëjmë edhe ndaj Seltës”.

Sfidanti.al