Kryebashkiakia e kryeqytetit Anë Hidalgo ka refuzuar propozimin e klubit për të blerë stadiumin, dhe kjo mund ta detyrojë PSG-në që të kërkojë një “strehë” tjetër. “Parku i Princave” është molla e sherrit mes presidentit Al Helaifi dhe kryetares së bashkisë së Parisit, ndërsa palët kanë ide të kundërta. Hidalgo thotë se është dakord që të vazhdojë gjendja e tanishme, që PSG të investojë në stadium dhe ta ketë në përdorim, ndërsa Al Helaifi kërkon që ta blejë. Paris SG pretendon se ka shpenzuar 85 milionë euro vitet e fundit për ta “rinuar” impiantin, dhe se do të duhen rreth 500 milionë euro të tjera investime për ta bërë bashkëkohor.
Sfidanti.al