Humbja në fushën kundërshtare ishte bindëse, 136-119, dhe padyshim që pati një shkak. Në NBA-në e sotme është shumë e vështirë të arrish rekorde si Çikago Bullsat e Majkëll Xhordanit apo Golden Stejti i Kërrit. Dallas Maveriksat nuk janë një skuadër e tillë, edhe pse në radhët e tyre luan ylli i madh Luka Donçiç. Slloveni ishte i lodhur në sfidën në Portlend, ndërsa nuk mjaftuan të tjerët. Donçiç shënoi vetëm 15 pikë, kapi 6 topa në tabela e shërbeu 10 asistë. Ai i humbi të 5 gjuajtjet për tri pikë, pati mesatare nga loja vetëm 37 për qind, dhe shënoi vetëm 1 gjuajtje të lirë nga 6! Tek Portlendi, më të mirët ishin Lilard me 36 pikë, 5 topa në tabela e 10 asistë, Nurkiç me 22 pikë e 11 topa në tabela dhe Sajmons me 21 pikë.
Sfidanti.al