Mos vallë ka ardhur fundi i “Zotit Bajern”, Tomas Mylerit?!

Për shumë vite ai është identifikuar me vetë skuadrën dhe madje me klubin. Tomas Myleri ka kaluar shumë shokë në breza të ndryshëm që nga Shvajnshtajger, Lahm, Riberi e Roben, tek Kimih e Musiala, por mosha duket se po bën të vetën dhe konkurrentët e rinj po bëhen shumë të fortë. Mediat bavareze raportojnë se Myleri e ka në rrezik pozicionin tek Bajerni duke filluar që nga gjysma e dytë e sezonit. Në rolin e numrit 10, trajneri Nagelsman ka zgjedhur Xhamal Musialën, ndërsa si numër 9 është Çupo Moting. Nagelsmani vazhdon ta vlerësojë, por shanset për të qenë titullar po pakësohen, ndërsa kontrata e “fshatarit bavarez” përfundon në 2024.

Sfidanti.al