Më parë, “stekën” e kishte vendosur lart Juta Xhazi në të largëtin 1982 (40 vjet më parë), kur kishte shënuar 39 të tilla ndaj Portlendit. Nga ai 7 dhjetor deri në këtë mbrëmje janari u desh të kalonte kaq shumë kohë për t’u bërë një korrigjim që në pamje të parë duket i vogël (vetëm me 1 pikë), por që ka domethënie të madhe. Majemi Hit i realizoi të 40 gjuajtjet e lira që pati në dispozicion ndaj Oklahomës në ndeshjen e fundit në NBA, duke vendosur rekordin e ri të basketbollit amerikan. Nuk është aspak e lehtë të shënohen që të gjitha këto gjuajtje. Xhimi Batler ishte më i miri me 23 gjuajtje të lira dhe 35 pikë gjithsej. Në planin personal, ai është 1 pikë pas rekordmenëve Xhejms Harden dhe Dirk Novicki që arritën deri në 24 pa gabime. Në fund, Majemi (që po luante pa 6 yje të dëmtuar), fitoi 112-111 falë një gjuajtjeje të lirë.
Sfidanti.al