Ançeloti-Gatuzo, çarja mes miqve filloi që nga Napoli!

Ndonjëherë është më mirë të mos flasësh, ose të mos i thuash të gjitha ato që mendon. Për fat të keq, Xhenaro Gatuzo nuk bën pjesë te kjo kategori njerëzish dhe pak vite më parë bëri disa kritika për Karlo Ançelotin kur mori drejtimin e Napolit. “Ringio” u shpreh se skuadra nuk ishte në gjendjen më të mirë fizike të mundshme, duke nënkuptuar se “mësuesi” i tij nuk e kishte bërë punën siç duhet. Kjo, edhe pse e vlerësoi si trajnerin më të mirë në botë. Këto fjalë duket se e prekën Ançelotin, që nuk i priste nga një ish-lojtar i tij dhe nga një mik. Pas kësaj nisi ftohja dhe Gatuzo deklaroi se ka 1 vit pa folur në telefon me të. Vetë Ançeloti tha vetëm se “kemi probleme, janë gjëra personale për të cilat nuk dua të flas”.

Sfidanti.al