Habit Ançeloti, çfarë problemesh personale paska pasur me Gatuzon?!

Vetë “Karleto” nuk e thotë, por gazetat spanjolle dhe ato italiane “rrëmojnë” në këtë histori. Dy “të kaltrit” paskan pasur probleme, siç e pohon Ançeloti në konferencën për shtyp përpara gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës në Riad të Arabisë Saudite mes Realit e Valencias. “Kemi kaluar kohë shumë të bukura me Gatuzon, kemi arritur fitore, por kemi pasur disa probleme, – thotë tekniku madrilen, – janë gjëra personale për të cilat nuk dua që të flas”. Me gjasë, Gatuzo ka qenë i nxituar në raportin mes tyre (kjo është thjeshtë një hipotezë), ndërsa Ançeloti vazhdimisht është cilësuar si trajner që ka ditur të ketë raport shumë të mirë me futbollistët e tij. Të dy kanë qenë së bashku tek Milani, me Karleton në stol e Gatuzon në fushë.

Sfidanti.al