Kjo duket edhe në kombëtare ku ish-trajneri Luis Enrike nuk merrte edhe aq madrilenë, por po shihet fare qartë në ecurinë e ekipit këtë edicion. Siç informon e përditshmja “Marka”, Reali i këtij sezoni ka shumë pak lojtarë spanjollë në formacion gjatë ndeshjeve. Mesatarja është jashtëzakonisht e ulët, vetëm 1.5 lojtarë për çdo sfidë, që është niveli më i ulët historik, aq sa u arrit që në ndeshjen në fushën e Vijarrealit nuk pati asnjë spanjoll në njëmbëdhjetëshe. Vjet mesatarja ishte 2.1, ndërsa iberikët kanë qenë në minorancë që pas vitit 2003, kur arrinin në 6.2 për ndeshje nga 11 lojtarë titullarë gjithsej.
Sfidanti.al