Në sfidën e Superkupës në 18 janar do të jenë në fushë dhe ky është një lajm i madh për trajnerin Simone Inzagi. Të dy futbollistët, Nikolo Barela dhe Hakan Çalhanoglu, patën probleme ndaj Monzës në Serinë A dhe ekzistoi shqetësimi se mund kishin mungesë të gjatë. Nuk do të jetë kështu, ndërsa Interi ka lajme të tjera të mira të paktën për Superkupën ndaj Milanit sepse në atë kohë do të jenë gati edhe Romelu Lukaku e Marcelo Brozoviç. Kjo do të thotë se skuadra do të jetë thuajse 100 për qind e plotë dhe Inzagi mund të bëjë zgjedhjet më optimale.
Sfidanti.al