Kujt i hyn në punë Halandi? Siti shënon 4 ndaj Çelsit pa norvegjezin!

Edhe kur mungon sulmuesi më i mirë, dhe madje me diferencë, sërish ky ekip është një “makineri” për të realizuar. Mançester Siti madje na çudit se përse është në vendin e dytë në Premier Ligë, kur ka një ekip të tillë që i shënon 4 gola Çelsit në Kupën e Anglisë, edhe kur nuk e ka Erling Halandin. Trajneri Pep Guardiola mori vendimin që gjigandi norvegjez të pushonte dhe kështu ndodhi, por sërish dy herë e dërgoi topin në rrjetë Rijad Mahrez (ai që shënoi ndaj Çelsit edhe në kampionat), dhe nga një herë Hulian Alvarez (me penallti) dhe Fil Foden. “Qytetarët” realizuan tri herë në pjesën e parë, madje brenda vetëm 15 minutave. Natyrisht, Blutë e Londrës kishin nja 9 mungesa dhe pronari Tod Boehli e di mirë këtë gjë. Trajneri Graham Poter po rrezikon shumë, por ndoshta nuk ka se çfarë t’i bëjë këtij fati të keq.

Sfidanti.al