Çfarë respekti për Vialin nga Sampdoria dhe Çelsi!

Të dy klubet morën leje për të bërë nderimet e rastit për legjendën e tyre dhe homazhet ishin drithëruese. Sampdoria në “Luixhi Ferraris” (apo “Marasi”) dhe Çelsi në “Etihad” të Mançesterit përkujtuan figurën e madhe të Xhanluka Vialit që u nga nga jeta në moshë të re, 58-vjeçare. Tifozët dorianë kishin vendosur lule dhe banderola jashtë stadiumit përpara ndeshjes ndaj Napolit për Serinë A, ndërsa futbollistët veshën të gjithë fanelën me numrin 9, ndërsa ende nuk ishte dhënë sinjali për nisjen e sfidës. Edhe lojtarët e Çelsit veshën të gjithë fanelat me numrin 9 të Vialit, ndërsa në “Etihad” u shfaq figura e italianit në ekranin e madh, me dy ekipet dhe tifozët që mbajtën një minutë heshtje.

Sfidanti.al