Milani beson tek titulli, Pioli e fitoi vjet kur ishte -7 pikë pas Interit

Thuhet se Napoli i këtij sezoni mund të mos ketë rivalë, dhe e vërteta është që skuadra e trajnerit Spaleti kryeson Serinë A. Një humbje në fushën e Interit mund të ndodhë, e me gjasë ish-ekipi i Maradonës mund të kthehet në rrugën e tij të mëparshme. Gjithsesi, në vend të dytë është Milani, ekipi kampion në fuqi, dhe që vjet e fitoi titullin krejt kundër parashikimeve që flisnin për Interin. Zikaltërit ishin edhe 7 pikë përpara. Sipas mediave italiane, trajneri Stefano Pioli ka në plan që të realizoi rikuperimin ndaj Napolit ndoshta në 5 javë. Natyrisht, nuk do të jetë e lehtë sepse kemi ndeshjet Milan-Roma e Inter-Milan, ndërsa për titullin mund të mendojnë edhe Juventusi e Interi.

Sfidanti.al