Barcelona nis procesin e “rinovimit strategjik” me talentin e La Masias!

Quhet Lamin Jamal dhe cilësohet si “kënaqësia” e momentit në Akademinë e famshme katalanase. Drejtuesit “azulgrana”, sipas mediave, po punojnë fort për t’i rinovuar kontratën në mënyrë që të mos e humbasin si disa yje të tjerë të së ardhmes. Problemi, sipas “Markës”, është që Jamali nuk ka mbushur ende 16 vjeç, kjo gjë do të ndodhë në korrik, ndaj edhe Barça do të duhet ta mbajë afër futbollistin dhe familjen e tij, për të mos lejuar klube të tjerë që të ndërhyjnë. Agjenti i tij është Ivan de la Penja, i njëjti i Erik Garsisë dhe Gavit, dhe kjo cilësohet si plus për katalanasit.

Sfidanti.al