Tek Bajerni luten që zemra e Mazrauit të punojë sërish si “sahat”!

Problemin duket se e pati në Kupën e Botës. Me Marokun arriti deri në gjysmëfinale në Katar, ku u mund pa fat nga Franca, ndërsa aty pati një problem. Nusair Mazraui u infektua me Kovid dhe nuk luajti në çerekfinalen ndaj Portugalisë, veçse u kthye kundër kampionëve të botës, e duket se kjo i bëri keq. Sot mësohet se mbrojtësi maroken nuk do të udhëtojë me Bajernin për në fazën përgatitore në Dohë pikërisht të Katarit, sepse vuan nga një inflamacion në zemër. Një diagnozë shumë shqetësuese, por duket se nuk ka lidhje me “motorin e jetës”. Zemra e Mazrauit është e shëndetshme, por problemet me Kovidin e goditën. Sipas analizave mjekësore, marokeni mund të mungojë 8 javë. Kjo nuk është gjë e vogël për bavarezët, por kryesorja është që të kthehet mirë me shëndet.

Sfidanti.al