Lebron Xhejmsi e feston ditëlindjen e 38-të me 47 pikë për Lejkërsat!

Asnjë basketbollist në moshën e tij nuk e ka bërë dhe “Mbreti” dëshiron të tregojë se është më i madhi, edhe pse gara në distancë me Majkëll Xhordanin vazhdon. Lebron Xhejmsi e festoi në mënyrën më të mirë të mundshme 38-vjetorin pasi shënoi 47 pikë pikërisht në ditëlindje, duke i dhënë fitoren Lejkërsave. Në një sezon të vështirë, superylli i NBA-së vazhdon të tregojë se pavarësisht gjendjes së keqe të ekipit, ai mbetet një kampion. Lebroni iu afrua tripëll dabëllit me 10 topa në tabela e 9 asistë në fitoren 130-121 ndaj Atlantës. “U ndjeva si fëmijë në parket, – tha Xhejmsi më pas, – unë dua thjesht të jem në fushë dhe të luaj basketboll. Ndihem më mirë sesa kur kam qenë 18 vjeç”.

Sfidanti.al