Valdano bën krahasimin mes Maradonës dhe Mesit!

Ish-ylli i sulmit të Argjentinës, që doli kampion i botës në 1986, komentoi suksesin e kombëtares së vendit të tij në Katar duke përsëritur triumfin e brezit të tij në Meksikë. Debati kryesor është “Maradona apo Mesi”, por Horge Valdano nuk dëshiron që të japë një gjykim përfundimtar, ndoshta edhe sepse nuk mundet. “Mesi dhe Maradona kanë ngjashmëri sepse janë të dy gjeni të futbollit, – tha ai, – ndryshimi ishte që Diego në 1986 ishte në kulmin e formës ndërsa Mesi sot është 35 vjeç dhe u detyrua të përdorte gjenialitetin për të kapërcyer aspektin fizik. Çdo veprim i tij duhej të ishte i menduar mirë”.

Sfidanti.al