Liverpulit iu kthyen disa yje për sfidën e madhe me Sitin

Flasim për Kupën e Ligës (Karabao), ku të kuqtë janë trofembajtës dhe duan që ta ruajnë suksesin e vjetshëm. Gjithsesi, këtë herë detyra do të jetë shumë e vështirë sepse sfida me eliminim direkt me një ndeshje do të luhet në stadiumin “Etihad” të Mançester Sitit. Sidoqoftë, trajneri Jurgen Klop ka marrë disa lajme të mira pasi një treshje yjesh u kthye në stërvitje. Këta janë mbrojtësi i Anglisë, Trent Aleksandër-Arnold, si dhe brazilianët Alison dhe Fabinjo. Me gjasë, ata mund të luajnë, por një mbrojtës kryesor si Virgil Van Dajk nuk do të rrezikohet, po ashtu si Ibrahima Konate që ishte në finale me Francën.

Sfidanti.al